Trajneri i Luftëtarit: Duhet të tregohemi të vëmendshëm, rezultati mund të përmbyset

Trajneri i Luftëtarit: Duhet të tregohemi të vëmendshëm, rezultati mund të përmbyset

#oranewsbr Trajneri i Luftëtarit, Julian Ahmataj ishte i ftuar sot në emisionin Ora Spot. Ahmataj foli për përballjen në Kupën e Shqipërisë ndaj Partizanit.br br I pyetur për fitore 2-1 ndaj skuadrës së Partizanit në raundin e parë të Kupës së Shqipërisë, ai u shpreh: "Ishte një ndeshje e nivelit të lartë të vështirësisë sepse luanim ndaj kampionëve të dhe ana psikologjike e lojtarëve ishte e rënduar. Skuadra në pjesën e parë nuk është se u shpreh si duhej.''br br Gazetarja: Me fitoren në fushën kundërshtare, a keni siguruar kualifikimin në fazën tjetër ?br br Julian Ahmataj: ''Në pjesën e dytë u detyruam t'i shkarkonim lojtarët nga kjo përgjegjësi me rëndësi e ndeshjes për të luajtur më të lirshëm në fushë. Kjo solli ndryshimin në lojë dhe në rezultat, nuk e kemi mbyllur kualifikimin, por kemi marrë një rezultat pozitiv, në ndeshjen e kthimit kundërshtari mund të na përmbysë rezultatin dhe gjithçka sfumohet, duhet të tregohemi të vëmendshëm."br br Gazetarja: Në përballjen me Kamzën, kalendari ju sjell fat?br br Julian Ahmataj: "Është gjë e mirë që morëm pikë 3 pikë në tavolinë ndaj Kamzës, por mund ti kishim marrë edhe në një ndeshje direkte. Kënaqësia qëndron kur i merr pikët në fushë. Nuk ia uroja që ti ndodhtë kjo gjë ekipit të Kamzes, por në futboll ndodh." E.Gbr br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 0

Uploaded: 2019-03-15

Duration: 07:03