TV Ora - Musta e Mustafa nuk i tremben Laçit: Shkojmë vetëm për 3 pikët

TV Ora - Musta e Mustafa nuk i tremben Laçit: Shkojmë vetëm për 3 pikët

#tvorabr Rinis me një transfertë ndaj Laçit kampionati për Flamurtarin, me vlonjatët që kërkojnë të mbeten në luftën për një vend që të çon në Kupat e Europës. Përballja e të dielë është përballë një skuadre rivale që ka të njëjtat objektiva si vlonjatët me dy pikë diferencë,ndërsa takimi cilësohet mjaft i rëndësishëm për të dyja skuadrat. Emiljano Musta dhe Argjend Mustafa jane dy lojtarët e Flamurtarit, të cilët kanë dalë në konferencën për shtyp para takimit të së dielës në Laç. br br Një perballje shumë e vështirë, ka komentuar Musta, por është një përballje ku kërkojmë më të mirën dhe të marrim maksimumin,ashtu si në çdo ndeshje tjetër. Laçi është një skuadër e vështirë, por pavarësisht këtij fakti ne do të kërkojmë më të mirën. Ndërsa edhe grupi është i plotë ndaj synojmë rezultat në këtë takim. br br "Nga ndërprerja e kampionatit kemi pasur më shumë kohë për tu përgatitur. Është një ndeshje e fortë, por që ne do të shkojmë për fitore. Për objektivat që ne kemi është një ndeshje shumë e rëndësishme. Në çdo ekip ku ndryshohet trajneri ndodh ajo që lojtarët të japin më të mirën, por besoj se ne e kemi përgatitur skuadrën mirë."-tha mes të tjerash Musta. br br br Argjent Mustafa vjen si "ish" në këtë përballje, pasi më parë ka luajtur për Laçin dhe natyrisht është një ndeshje e bukur për mesfushorin. br br "Unë kam luajtur tek Laçi për një vit e gjysëm dhe natyrisht vij si "ish" në këtë përballje. Natyrisht që Laçi prej asaj kohe ka ndryshuar shumë në përbërje, por mbetet një skuadër mjaft e fortë. Gjithsesi ky fakt nuk shqetëson, ndaj duhet të kërkojmë maksimumin në këtë 90 minutësh. "-tha mes të tjerash Mustafi.br br Laçi-Flamurtari luhet ditën e diel në orën 14:00 , me dy skuadrat që mbetet në luftë për Europën dhe janë rivale për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-16

Duration: 03:34

Your Page Title