Energjia elektrike godet eksportet

Energjia elektrike godet eksportet

Ulja e prodhimit të energjisë elektrike në muajt e dimrit ka goditur fuqinë eksportuese të vendit, çka pritet të japë efekt të konsiderueshëm edhe në rritjen ekonomike për këtë periudhë.br br Për dy muajt e parë të vitit eksportet kanë rënë me 6.3 krahasuar me një vit më parë.  Në total për Janarin dhe Shkurtin, Shqipëria ka eksportuar 27  milion Dollarë më pak mallra. Tregtia jashtë vendit është ulur edhe për grupin e mineraleve,metaleve dhe materialeve të ndërtimit, ku shitja e tyre ka rënë me 2.8 për shkurtin, ndërsa shitjet e industrisë fasone janë ulur me 0.3.br br E kundërta ka ndodhur me importet, të cilat janë rritur me 8.1, ku peshën kryesore e ka dhënë blerja e energjisë elektrike. Ky grup është rritur 6.5 krahasuar me një vit më parë.br br Vetëm për dy muajt e këtij viti, energjia elektrike e blerë në tregun vendas dhe atë të jashtëm llogaritet të kapë shifrën e 60 milion Eurove.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-03-18

Duration: 00:52

Your Page Title