TV Ora - Balluku nuk pranon liberalizimin, kolaudimi i automjeteve mbetet monopol

TV Ora - Balluku nuk pranon liberalizimin, kolaudimi i automjeteve mbetet monopol

#tvora #br br Kolaudimi i automjeteve në Shqipëri mbetet një monopol i cili nuk përmbush standardet. Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur si shqetësim se Ministria e Infrastrukturës nuk ka zbatuar vendimet e dhëna nga ky institucion në lidhje me këtë treg. Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës një hetim të thelluar në transportin ajror në këtë treg, pasi ka një kosto të shtuar në xhepat e qytetarëve.br br Nuk janë vetëm rrugët dhe aeroportet që janë lënë në harresë prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.br br Belinda Balluku duket se nuk zbaton as rekomandimet e dhëna nga Autoriteti i Konkurrencës përsa i përket kolaudimit të automjeteve.br br Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja e këtij institucioni deklaroi se Ministria nuk ka marrë parasysh asnjë rekomandim mbi liberalizimin e tregut.br br Juliana Latifi: Këto rekomandime nuk janë përmbushur. Në rastin e Ministrisë së Energjitikës. Kemi kërkuar si në rastin e koncesionit të SGS-së, kemi dhënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kuadrit ligjor që i adresohen akteve ligjore apo nënligjore përkatëse, të cilat nuk janë marrë në konsideratë. Autoriteti i Konkurrencës i ka përsëritur shkresat kundrejt institucioneve përkatëse.br br Madje edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është shprehur i shqetësuar për mungesën e reagimit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 1

Uploaded: 2019-03-19

Duration: 01:47

Your Page Title