TV Ora - Çmimi i apartamenteve arrin pikun, ndër më të lartat në rajon

TV Ora - Çmimi i apartamenteve arrin pikun, ndër më të lartat në rajon

#tvora #br br Pavarësisht fluksit të lartë të ndërtimeve në kryeqytet ka pasur një rritje të fortë të çmimit të apartamenteve që janë në ndërtim. Vlera arrin deri në 3500 euro metri katror në qendër të kryeqytetit. Agjentët imobiliarë e shpjegojnë situatën me rritjen e cilësisë së ndërtimeve. Por pavarësisht kërkesave të pakta, ndërtuesit nuk pranojnë të ulin çmimet.br br Lejet e ndërtimit në kryeqytet janë trefishuar, por edhe pse ka një boom pallatesh, kjo nuk është shoqëruar me uljen e çmimit të apartamenteve.br br Përkundrazi, në Tiranë vlera e tyre vlerësohet të jetë ndër më të lartët në rajon.br br Madje në zonën e qendrës, çmimi arrin në 3500 euro metri katror.br br Inxhinierja, Xheni Jahja, shpjegon se janë vetë kompanitë që nuk pranojnë të tolerojnë në shitje.br br Xheni Jahja: Jemi në nivele të krahasueshme edhe me rajonin, në shitje po.Në rrugën e Kavajës është një kompleks i madh, në Bllok presim një ndërtim shumë të madh,i cili mendojmë se do të jetë shumë i bukur.Disa kanë dalë në çmime dhe janë relativisht shumë të larta.br br Për Lefter Silën rritja e çmimeve konstatohet sidomos në ndërtimet e reja, e lidhur kjo direkt me standartet e larta që ato ofrojnë.br br Sipas tij, çmimet në këto ndërtime janë rritur me rreth 40.br Për më shumë lexoni në: br Follow TV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Emisione

Views: 2

Uploaded: 2019-03-19

Duration: 01:39