Report TV -Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm

Report TV -Hapet gara për Prokurorin e Përgjithshëm

Hapet gara për zgjedhjen e prokurorit të Përgjithshëm, me vendim unanim të Këshillit të Lartë të prokurorisë. Rregullorja parashikon 4 kriteret kryesore për vlerësimin e kandidatëve për Prokurorit të Përgjithshëm: Kriteri profesional, kriteri moral dhe të integritetit, vlerësimi organizativ dhe drejtues dhe elemente shtesë për vlerësim (përvojë në jetën akademike, tituj shkencorë) . Këshilli i Lartë i Prokurorisë, e shpalli sot të hapur garën për zgjedhjen për prokuror të përkohshëm me një mandat 7-vjeçar, por nuk do të fillojë shqyrtimin e kandidaturave, pa u botuar rregullorja në Fletoren Zyrtare. Kjo rregullore për zgjedhjen e kandidatëve u miratua gjithashtu unanimisht nga anëtarët e KLP-së.br br Posti i Prokurorit të Përgjithshëm mbahet aktualisht nga Prokurorja e Përkohshme, Arta Marku.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-03-19

Duration: 02:26

Your Page Title