Report TV -Homazhe/Lamtumirë bilbilit të këngës shkodrane Shyqyri Alushi

Report TV -Homazhe/Lamtumirë bilbilit të këngës shkodrane Shyqyri Alushi

Në lamtumirën e fundit, të Shyqyri Alushit, është përzgjedhur për të dëgjuar në sfond, muzika që ai i dhuroi vendlindjes së tij, Shkodrës. Artisti u shua në moshën 84-vjeçare. Në nderim të tij, u mbajtën homazhet në Teartin ?Migjeni?. Familjarët, kolegët edhe miqtë e një jete, mes lotëve ishin bërë bashkë për ta përcjellë për në banesën e fundit br br Për bashkëpunëtorët e tij skenë kjo është një humbje e madhe, sepse është larguar nga jeta një ikonë e muzikës shkodrane, që ndonëse artit i dha shumë, mori pakbr Sinkronebr br ?Është një humbje e madhe, që këngëtari që ka trashëguar tek breza të tërë artistësh sot përcillet për në banesën e fundit? shprehet dirigjenti Kujtim Alija.br br Artistët po vdesin të varfër dhe Shyqyri Alushi ishte shumë i madh për të marrë kaq pak thonë ato me zërin, që dridhet i mbytur nga lotëtbr br ?Nga Veriu në Jug kemi qenë bashkë, kudo ai hapi këngën shkodrane, brenda edhe jashtë vendit. Është një humbje e madhe për këngën popullore shkodrane?, thotë Zef Deda.br br Shyqyri Alushi do të mbahet mend, si artisti që frymëzoi breza të tërë këngëtaresh, ndërsa ia dedikoi gjithë jetën këngës dhe ahengut shkodran.


User: Report TV

Views: 1

Uploaded: 2019-03-20

Duration: 02:26