RTV Ora - "Më pak të paguar",BB: Politikbërësit të vlerësojnë krahun e punës

RTV Ora - "Më pak të paguar",BB: Politikbërësit të vlerësojnë krahun e punës

#rtvora br br Pavarësisht rritjes së numrit të punësuarve, Banka Botërore në një raport të fundit ngre si shqetësim nivelin e ulët të pagave në Shqipëri dhe në vendet e rajonit si dhe informalitetin. Eksperti, Selami Xhepa, shprehet se cilësia e punës në Shqipëri mbetet e ulët dhe pagat janë shumë herë më të ulëta se në vendet e BE-së. Ndërsa informalitetin e lidh me taksimin por edhe nivelin e ulët të pagave.br br Niveli i pagave në Shqipëri vijon të mbetet një ndër më të ulëtat në Bashkimin Europian.br br Raporti i fundit i Bankës Botërore konstaton ulje të papunësisë, por kostot e krahut të punës janë dukshëm më të ulëta në Ballkanin Perëndimor.br br Në këto kushte, politikëbërësve u kërkohet marrja e masave.br br Edhe për ekspertin, Selami Xhepa, niveli i pagave në vend mbetet shqetësues.br br Selami Xhepa: Ngre shqetësim sa i takon niveleve të larta të papunësisë. Edhe pse kemi pasur një farë rritje ekonomike përsëri kjo nuk është përkthyer me të njëjtën dinamikë që është përkthyer në rajonet e tjera rritja ekonomike në punësim. Një problem tjetër serioz mbetet cilësia e punësimit. Shqipëria në raport me vendet e tjera të Ballkanit është akoma më problematike, niveli i pagave mesatare vazhdon të jetë 20 të nivelit të pagës mesatare të Austrisë apo një vendi tjetër të BE-së.br br Një tjetër tregues i raportit të Bankës Botërore është edhe informaliteti i lartë tek të punësuarit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-20

Duration: 01:33

Your Page Title