Report TV -Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Analiza e ADN falas

Report TV -Dita Botërore e Sindromës Down, Manastirliu: Analiza e ADN falas

Analiza e ADN dhe një seri analizash për zbulimin e diagnozave para-lindjes, tashmë do të ofrohen falas në strukturat publike. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, ka ndarë lajmin e rëndësishëm për rijetësimin e Laboratorit të Diagnozës Molekulare, me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit, në aparatura të fjalës së fundit të telnologjisë.br br ?Rijetësimi i laboratorit të Diagnozës Molekulare në Maternitetin ?Mbretëresha Geraldine?, bën të mundur realizimin e disa analizave shumë të rëndësishme përsa i përket diagnozve prenatale, siç janë analiza e AND-së dhe një seri analizash të tjera për diagnozat prenatale që do të kryhen në sajë të këtij investimi? tha Manastirliu.br Aparaturat moderne të instaluara në këtë laborator, do të ofrojë 4-fishin e analizave të diagnozës prenatale.br br Manastirliu deklaroi se, përveç këtij investimi, janë shtuar analiza të reja edhe në laboratorin e gjenetikës në QSUT, siç është ekzaminimini kariotipit, duke filluar nga Janari i këtij viti, të cilat ndihmojnë në dhënien e shërbimeve që nuk ofroheshin më parë, për identifikimin e diagnozave gjenetike.br br ?Mbështesim sa më shumë zhvillimin dhe mirërritjen e fëmijëve, por edhe të familjeve, duke ofruar këto analiza -të cilat deri dje paguheshin- sot janë falas, nëpërmjet sistemit të referimit dhe protokolleve të miratuar në sistemin publik?, u shpreh Manastirliu.br br Me një investim prej 12 milion lekësh nga buxheti i shtetit në aparatura dhe në kite-reagentë, laboratori i gjenetikës në maternitetib ?Mbretëresha Geraldinë? është i vetmi laborator publik që do të kryejë analizat e diagnozës prenatale:br br Trisomia 21, ose siç njohet ndryshe Sindroma Down.br Fibroza cistike br Talasemite major br Kryerja e ADN apo patologji të tjera që do të diagnostikohen që në barkun e nënës.br br Rikryerja e këtyre ekzaminimeve do ju vijë në ndihmë të gjithë grave me histori familjare të këtyre sëmundjeve, atyre që do dyshohen që fetusi i tyre mund të mbarti probleme apo çifteve që kanë pasur më herët një shtatëzëni me patologji të tilla.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-03-29

Duration: 01:45