RTV Ora - Publikohet VIDEO, ky është momenti kur FNSH arreston në hotel vrasësin e kunatës

RTV Ora - Publikohet VIDEO, ky është momenti kur FNSH arreston në hotel vrasësin e kunatës

#rtvora br br Ky është momenti kur Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë futen në një hotel në Peshkopi ku ishte fshehur Dashamir Xhepa dhe e arrestojnë.br br Xhepa, i cili ishte shpallur në kërkim për vrasjen e kunatës së tij, Lirie Xhepa, në 13 shkurt, pranë kodrave të liqenit të Sharrës u arrestua mesnatën e 26 shkurtit.br br Për ngjarjen u arrestua edhe një person tjetër, me akuzën e përkrahjes së autorit të krimit.br br Gjykata për Krime të Rënda e ka lënë në burg pa afat Dashamir Xhepën, i cili akuzohet për vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare dhe armëmbajtje pa leje.br br Ngjarja që tronditi kryeqytetin në ditën e dashurisë, duket se ka motiv një konflikt për pronën, si dhe dyshimet se viktima kishte lidhje me persona të tjerë.br br 49-vjeçarja u gjet e vrarë nga banorë të zonës pranë kodrave të liqenit të Sharrës me tre plumba pistolete.br br Ajo ishte nënë e 4 fëmijëve dhe banonte pranë zonës ku u gjet e pajetë.br br Bashkëshorti i të ndjerës ishte ndarë nga jeta 10 vite më parë dhe ajo jetonte me dy prej fëmijëve.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-29

Duration: 02:36

Your Page Title