PD publikon nje tjeter pergjim te “Babales”

PD publikon nje tjeter pergjim te “Babales”

Partia Demokratike publikoi një tjetër përgjim telefonik nga dosja 'Babale'. Audio-përgjimi, sipas ish-deputetit Ervin Salianji, është pjesë e dosjes së Prokurorisë ku Alfred Alizoti që tashmë ka marrë përsipër se aktroi zërin e Agron Xhafajt, flet me ish-drejtorin e Policisë së Fierit Albert Nushi.br br Përmendja në këtë telefonatë e emrit të Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Alizoti, sipas Salianjit tregon përfshirjen e të gjitha strukturave shtetërore për të nxjerrë të pafajshëm vëllain e ish-ministrit Xhafaj dhe për të fshehur të vërtetën.br br Ky është përgjimi i dytë që ish-deputeti Salinjni nxjerr nga dosja e Prokurorisë. Ai është marrë i pandehur për kallëzim të rremë së bashku me gazetarin Jetmir Olldashi dhe Albert Veliun i njohur me nofkën 'Babalja'.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-03-29

Duration: 01:37