RTV Ora – Salianji publikon të tjera përgjime për "Babalen"

RTV Ora – Salianji publikon të tjera përgjime për "Babalen"

#rtvora br Pak ditë pasi Prokuroria e ka marrë si të pandehur për kallëzim të rremë për çështjen "Babalja", ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji, publikon të tjera përgjime.br br Sipas tij, dëshmitarit Fredi Alizoti i janë afruar para nga zyrtarët e policisë.br br Salianji:Tregon se si në pushtetin e Edi Ramës pushtetin real e kanë kriminelët dhe se si detyrohet që t?i japë lekë në emër të shefit Drejtori i policisë Alizotit.br br Në selinë e PD-së, Salianji ka publikuar bisedën mes Alizotit dhe Drejtorit të Policisë Fier.br br Sipas Salianjit, gjithçka është koordinuar nga Taulant Balla.br br Salianji: Prokuroria e bën me qëllim që të fshehë emrin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, të kupolës drejtuese të policisë, e përfshirë e gjitha në sajimin apo në përdorimin politik për të mbuluar aferën kriminale, apo të fshehë po ashtu edhe emrin e një zyrtari të lartë të Partisë Socialiste, Sekretarit të Përgjithshëm të PS-së Taulant Ballës dhe përfshirjen e tij në aferën e sajimit të dëshmitarit të rremë kundër opozitës.br br Për LSI, përgjimet tregojnë përdorimin e policisë nga qeveria.br br Braimllari: E gjithë policia e shtetit është vënë në shërbim të krimit dhe interesave politike të Edi Ramës. Edi Rama ka shkatërruar policinë e shtetit duke e vënë në shërbim të krimit të organizuar.br br Për çështjen "Babalja", Prokuroria ka kërkuar ndalimin e Albert Veliut, i cili në videon e publikuar prej PD është personi që ka zhvilluar bisedën për blerjen e kanabisit.br br Për PD-në diskutimi është bërë me vëllain e ish-ministrit Fatmir Xhafaj.br br Por akuza shprehet se kallëzimi është i rremë pasi biseda zhvillohet mes Veliut dhe Alizotit.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-29

Duration: 01:57