RTV Ora – Basha për mediat italiane: Jo Shqipërisë së drogës dhe pastrimit të parave

RTV Ora – Basha për mediat italiane: Jo Shqipërisë së drogës dhe pastrimit të parave

#rtvora br "Jo Shqipërisë së drogës dhe pastrimit të parave" është titulli që gazeta italiane ?Il fatto quotidiano? i ka vendosur intervistës së zhvilluar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.br br Në bisedë, kreu i selisë blu akuzon policinë se e ka përdorur gazin lotsjellës në mënyrë të pajustifikueshme.br br Madje ai akuzon se qëllimi është i qartë: Nuk duan që njerëzit, veçanërisht gratë dhe familjarë me fëmijë, të marrin pjesë në protesta.br br Sa i përket bashkëpunimit me LSI, Basha shprehet se qëllimi i të dy forcave politike është i njëjtë.br br Basha: Pozicioni ynë është i qartë. Çdo qytetar, organizatë a formacion politik që ka si objektiv të vetin çlirimin e vendit nga droga dhe krimi i organizuar është i mirëpritur të bëhet pjesë e frontit të bashkuar opozitar. Rama ka qenë ministër qysh më 1998-n, është lider i Partisë Socialiste prej 14 vitesh dhe shef i qeverisë prej 6 vitesh. Nën qeverisjen e tij, Shqipëria u shndërrua në një parajsë për trafikimin e drogës dhe pastrimin e parave të pisëta.br br Sipas Bashës, në raportet e Europolit dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, Shqipëria shihet si prodhuesi dhe furnizuesi kryesor i marijuanës për vendet e BE-së si dhe kryqëzimi kryesor për trafikun e kokainës dhe heroinës drejt Europës Perëndimore.br br Ndaj kreu i PD-së thekson se vetëm largimi i Ramës do të eleminojë mundësinë e blerjes së votave me paratë e drogës prej mazhorancës.br br Basha: Duam që politikanët e lidhur me krimin dhe narkotrafikun, si dhe ata që janë përfshirë në shitblerjen e votave, të vendosen përpara drejtësisë. Dhe kjo, sigurisht, që nuk mund të ndodhë sa kohë në krye të qeverisë të jetë Edi Rama, mbrojtësi dhe garanti kryesor i kësaj gjendjeje. Prandaj, kërkojmë dorëheqjen e tij.br br Deklaratën e Ramës në Shqipëri se nuk ka një revoltë të popullit por revoltë të një opozite e cila u dërgua në shtëpi pasi shkatërroi ekonominë dhe zhyti vendin në kënetën e pandëshkueshmërisë, Basha e konsideron propagandë.br br Madje ai thekson se në sondazhe, Partia Demokratike do të fitojë shumicën nëse sot zhvillohen zgjedhje të përgjithshme.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-03-29

Duration: 01:54