Proteste para Televizionit Publik

Proteste para Televizionit Publik

Pak polic dhe qetë ka nisur protesta kundër Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç dhe qeverisjes së tij. Në fillim më fuqishëm dhe duket se ka ndryshuar koreografija e protestave ashtu siç edhe muzika.br br Pas incidenteve të javës së shkuar dhe hyrjes në televizionin publik protestuesit kanë dalë sërish në shesh. Kësaj radhe para tyre nuk kanë dalë politikanët, por një aktor që ka udhëhequr edhe dikur protestat në vitet 90 dhe ish shefi i aviacionit serb në kohën e bombardimeve, që janë kundër Presidentit.br br "E shikoni se 28 vjet luftë jemi duke bërë me të njëjtat fjalë dhe me të njëjtat kërkesa dhe dua që të rinjtë dhe Serbia e shpresës të thonë fjalën e tyre", thaBranisllav Llekiç, aktor dhe aktivist.br br Ndërsa Sreto Maillinoviç, gjeneral në pension tha se "Shikoni se kush e udhëheq shtetin, një grup pa ideale që flasin për Bashkimin Evropian dhe rrënojnë njëkohësisht çdo shtyllë të këtij shteti."br br Ata u nisën edhe një herë në rrugët e kryeqytetit për tre orë dhe drejt institucioneve të rëndësishme në Beograd. Protestat thonë se nuk i ndalojnë, por dhuna nuk është autorësi e tyre.br br Protesta vazhdoi pa incidente pavarësisht se ata ndaluan para televizionit publik për disa orë duke lexuar lajmet alternative.br br Lule për viktimat e rëna në luftë nga aktivistët e rinj për shumicën e protestuesve. Më pas edhe qirinj për ta ndriçuar televizionin që thonë se i mban në errësirë informative. Vuçiç është i mbaruar, i kanë sugjeruar me brohoritje. Një pjesë e të burgosurve janë liruar, por një pjesë janë në burg.br br Vuçiç ka afat dy javë dhe me 13 Prill kanë ftuar protestat e tërë Serbisë në kryeqytet për të kërkuar dorëheqjen e tërë krerëve të shtetit.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-04-04

Duration: 01:20

Your Page Title