Salianji: Policia nen urdhrat e ish-ministrit

Salianji: Policia nen urdhrat e ish-ministrit

Partia Demokratike ka publikuar dy audiopërgjime të reja, që sipas saj, faktojnë se drejtues të lartë të policisë së Fierit kanë paguar dëshmitarin e rremë të dosjes ?Babale?, Fredi Alizoti, për llogari të ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, i cili sipas selisë blu provohet në përgjim se është shefi i madh.br br Ish-deputeti Salianji tha se përgjimi është i datës 7 Qershor i vitit 2018 dhe në kohën kur biseda është bërë mes Alizotit dhe ish-drejtorit të Policisë së Fierit, ish-Ministri Xhafaj rezulton të ketë qenë në një vizitë pune në Kroaci.br br Dy përgjimet sipas opozitës faktojnë vendosjen e policisë, prokurorisë dhe qeverisë nën urdhrat e vëllait trafikant të ish-Ministrit të Brendshëm dhe për këtë arsye Partia Demokratike ka vendosur të kallëzojë penalisht drejtuesit e policisë së Fierit dhe 4 prokurorët e çështjes ?Xhafaj? për shpërdorim detyre, falsifikim të provave dhe fshehjen e së vërtetës.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-22

Duration: 01:11

Your Page Title