RTV Ora – E vetme në mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe shpesh e pangrënë

RTV Ora – E vetme në mjerim! Nëna e 10 fëmijëve, këmbëzbathur dhe shpesh e pangrënë

#rtvora br Herë me bukë e herë pa ngrënë. Mes të ftohtit të dimrit dhe zhegut të verës në një shtëpi të rrënuar, një 68 vjeçare po jeton ditët e saj më të vështira në Rusan të Delvinës. Pas vdekjes së burrit dhe dy djemve, 8 fëmijët e tjerë e shohin rrallë, duke e lënë këmbëzbathur dhe mes vuajtjeve që i sjell skamja.br br "Jetoj vetëm këtu".br br Halime Hita u dha jetë 10 fëmijëve, por pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit dhe dy prej djemve po i kalon ditët e vetme në mjerim në të ashtuquajturën shtëpi në Rusan të Delvinës.br br "Qëparë hëngra një çikë bukë me dy ullinj".br br 8 fëmijët e tjerë, për pamundësi apo arsye që nëna 68 vjeçare i shmang nuk e vizitojnë shpesh.br br Me 6 mijë lek pension, ajo shlyen kredinë e mbetur të njërit prej djemve. Ajo që mbetet nuk i mjafton as për ilaçe.br br Për bukë e ujë, mendojnë fqinjët, ose kjo nënë duhet të flejë në shtëpi pa ngrënë.br br "Nuk më dalin".br br Këmbët e zbathura tregojnë skamjen. Ndërsa patericat që nuk i ndan pamundësinë fizike.br br Katër vjet më parë thotë se ka thyer këmbën, dhe operacionin nuk e paguante dot.br br Ajo e përcolli me buzëqeshje grupin e RTV Ora, me shpresën që institucionet apo njerëzit do ti japin një fund të lumtur historisë së trishtë të një nënebr Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-22

Duration: 01:14

Your Page Title