RTV Ora - Bashkia Lezhë nuk tërhiqet nga shtatorja e Skënderbeut, ripërsërit kërkesën për leje

RTV Ora - Bashkia Lezhë nuk tërhiqet nga shtatorja e Skënderbeut, ripërsërit kërkesën për leje

#rtvorabr br Bashkia Lezhë nuk do të tërhiqet nga vendimi për vendosjen e Shtatores së Gjergj Kastriotit në vendin e paracaktuar, aty ku IKMT shembi bazamentin në fund të muajit Shkurt.br br Kryebashkiaku Fran Frrokaj ka ripërsëritur kërkesën zyrtare për institucionet e Kulturës dhe trashgimisë që të miratojnë lejen!br br Bashkia Lezhë vlerëson se vendosja e shtatores jo vetëm që nuk e dëmton trashgiminë, por përkundrazi plotëson historinëbr br Frrokaj: Jemi në pritje për shtatoren e Skënderbeut. Besoj që do të kemi një marrëveshje për qeverinë. Unë vazhdoj që të këmbngul për të njëjtin vend pasi është një vend që nuk dëmton asgjë. Dhe e kam theksuar edhe në komunikimin që kam pasur me aktorët e qeverisë që është e lëvizshme. Pra nëse do kemi rastin që të ketë punime të nëndhëshme. Ajo shtatore lëvizet. br br Shtatorja e Gjergj Kastriotit qëndron në magazinat e bashkisë prej gati një muaj në pritje të lejes së Ministrisë së Kultures për ta vendosur në vendin ku ka kërkuar Bashkia Lezhë.br br Vendosja e shtatores e planifikuar më 2 mars u bë në objekt përplasje mes Bashkisë Lezhë dhe qeverisë qëndrore.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-23

Duration: 01:04