RTV Ora - Nën masa të forta sigurie, Asmer Bilali merr pjesë në varrimin e babait dhe të xhaxhait

RTV Ora - Nën masa të forta sigurie, Asmer Bilali merr pjesë në varrimin e babait dhe të xhaxhait

#rtvora br Ekzekutimi i vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali të shtunën në Shkodër ende nuk ka autorë. br Pista kryesore e hetimit mësohet se është ajo e hakmarrjes, por veprimet e para të Policisë 24 orë pas vrasjes së dyfishtë nuk ka dhënë rezultate të shpejta. br As dëshmitë e 20 personave të shoqëruar në polici duket se nuk i kanë shërbyer arrestimit të ekzekutorëve të dy vëllezërve Bilali, por vetëm zbardhjes së dinamikës. br Mbi bazë të provave, hetuesit dyshojnë se Astrit Bilali iu kundërpërgjigj atentatorëve me një pistoletë që u gjet pranë trupit të tij. br Ndërkohë autorët e sulmit nga ana tjetër përdorën një automatik kallashnikov që u gjet në makinën e djegur pas vrasjes br Arma do të dërgohet në laboratorin e kriminalistikës në Tiranë në kërkim të gjurmëve të autorëve. br Por fakti që makinës iu vu flaka, i zbeh pritshmëritë, pasi djegia e makinave është një mënyrë që përdorin autorët e ngjarjeve kriminale për të dëmtuar provat. br Makina nga ana tjetër rezulton e vjedhur në vitin 2018, ndërsa për të larguar vëmendjen i ishin mbivendosur targa të një mjeti tjetër. br Brahim Bilali drejtonte shoqatën ?2 Prilli? në Shkodër, ndërsa Astrit Bilali është babai i ish-boksierit të Vllaznisë. br 59-vjeçari është babai i Asmer Bilalit i arrestuar në shtatorin e vitit të kaluar në kuadër të operacionit ?Forca e Ligjit?. br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 5

Uploaded: 2019-05-23

Duration: 02:12