Report TV -Socialisti fton ballistin në grupin parlamentar

Report TV -Socialisti fton ballistin në grupin parlamentar

E ndërsa deputetët demokratë të opozitës së re po përgatiten për të krijuar grupin parlamentar, Adriatik Alimadhi, kryetar i Ballit Kombëtar tha se do të vijojë që të jetë i pavarur. Xhemal Qefalia me ironi e ftoi që të bashkohet me grupin e PS-së, por Alimadhi tha se nuk e lidh asgjë me socialistët.br br Biseda në studiobr Denis Minga: Në cilin grup do të futeni?br Adriatik Alimadhi: Unë e kam deklaruar se mandati është i Ballit Kombëtar. Nuk e di, jam i pavarur. Mandati është i Ballit Kombëtar.br Xhemal Qefalia: Mund të jetë pjesë e grupit të PS-së, nëse bën kërkesë mund ta marrim në konsideratë.br Adriatik Alimadhi: Dukë dëgjuar Ramën në Kongres...br Xhemal Qefalia: Sa mirë që e dëgjon...paska pasur shikueshmëri të lartëbr Adriatik Alimadhi: Rama tha, unë jam heroi, unë tradhtari, pse mërziteni ju, unë jam partizani, unë jam Mit'hat Frashëri, prandaj i bie të shkoj të PS-ja, pasi i ka marrë të dyja.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 01:59

Your Page Title