Breshëri kallashnikovi servisit në Fier, autorët djegin 'BMW'-në me targa false, gjendet arma

Breshëri kallashnikovi servisit në Fier, autorët djegin 'BMW'-në me targa false, gjendet arma

FIER-Një servis makinash në afërsi të vendit të quajtur "Kryqëzimi i Parkut" është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme. Sipas policisë, persona ende të paidentifikuar duke udhëtuar me një mjet tip "BMW" hapën zjarr drejt servisit dhe më pas u larguan me shpejtësi duke i vendosur flakën makinës në lagjen "Afrim i Ri".br br Makina tip "BMW" pas verifikimeve ka rezultuar se targën e ka pasur false, pasi targa "AA 978 MY" i përket një makine tjetër tip 'Renault'. Pas sinjalizimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit, ndërsa brenda makinës është gjetur arma e zjarrit tip automatik kallashnikov.br br Është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 02:07