RTV Ora - Depoja e Ujësjellësit në Delvinë inagurohet me tritol ende pa nisur punën

RTV Ora - Depoja e Ujësjellësit në Delvinë inagurohet me tritol ende pa nisur punën

#rtvorabr Depoja e Ujësjellësit në fshatin Kopacez të Delvinës është hedhur në erë me tritol. Gazetarja jonë Jerola Ziaj thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të mbrëmjes së të mërkurës. Nga komunikimet me drejtues të policisë së Vlorës ata thonë se nuk ka shkaktuar dëme.br br Por kreu i Ujësjellësit bën me dije se sasia e eksplozivit është vendosur në tubacionin e Ujësjellësit që më herët është prerë me sharrë.br br Sasia e eksplozivit është vendosur në brendësi të tij duke sjellë shpërthimin dhe dëmtimin e tubacionit, investim i cili ishte finalizuar ditën e djeshme dhe sot pritej të niste furnizimin me ujë të pijshëm të fshatit Kopacez.br br Zyrtarët e bashkisë së Delvinës e konsiderojnë të qëllimshme ngjarjen.br br Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 02:03

Your Page Title