Rovena Gashi kerkon rikthimin ne detyre

Rovena Gashi kerkon rikthimin ne detyre

Rovena Gashi ish prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme e shkarkuar nga shkalla e parë e Vettingut kërkon rikthimin në detyrë. Këtë të enjte ka filluar procesi në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit dhe nuk ka qenë një seancë e qetë. Gashi kërkoi që të përfaqësohej nga e motra e saj në këtë proces si ndihmëse ligjore, e cila aktualisht kryen detyrën e gjyqtares në Durrës. Por trupa gjyqësore nuk e ka pranuar këtë kërkesë me argumentin se ajo mund të mbrohej me avokat.br br Ema Gashi ka pasur debate edhe me përfaqësuesin ndërkombëtar në proces Teo Jacobs, i cili në këtë seancë kishte zëvendësuar kolegen e tij Mia Rozing.br br Ema Gashi: Në mënyrë të papritur këtu shohim së është Teo Jacobs. Ka ndonjë akt për zëvendësimin e përfaqësuesit të OMN-së në këtë proces? Në çfarë cilësie e zoti Teo Jacobs është këtu?br br Teo Jacobs: Emri im nuk është Mia, por Teo dhe këtu përfaqësoj OMN-në. Kolegia ime është e sëmurë në shtëpi dhe roli im është që të monitoroj dhe të ndjek këtë seancë.br br Në përfundim të seancës Ema Gashi deklaroi se vendimi për të mos përfaqësuar ligjërisht motrën e saj, ishte i kundraligjshem.br br Seanca e radhës mbi kërkesën e Rovena Gashit për tu  kthyer në detyrë do të zhvillohet më datën 23 Prill.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 01:20

Your Page Title