RTV Ora – Calavera vlerëson rolin e shoqërisë civile në vetting, nuk komenton krizën

RTV Ora – Calavera vlerëson rolin e shoqërisë civile në vetting, nuk komenton krizën

#rtvora br Shefja e ONM-së gjatë vizitës dyditore në Tiranë i dha mbështetjen shoqërisë cilive, duke e cilësuar si vendimtare në realizimin e vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Genoveva Calavera shmangu interesin e medias për t?u përgjigjur në lidhje me situatën politike në vend.br br Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave.br br Genoveva Calavera ka zgjedhur që të gjitha shetqësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë t?i paraqesë në takimet kokë më kokë me lideret e politikës. br br Bashkimi Europian i ka dhënë të gjithë besimin shoqërisë civile, pa të cilën nuk do të ishte bërë i mundur procesi i vettingut sipas drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian.br br Genoveva Calavera: Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e shoqërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vettingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve.br br Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 01:02

Your Page Title