Rreze Dielli 8 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Patëllxhanë të mbushur me djath dhe arra

Rreze Dielli 8 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Patëllxhanë të mbushur me djath dhe arra

Patëllxhanë të mbushur me djathë dhe arra br br Përbërësit:br 1 kg patëllxhanë (4 kg)br 2 kokrra qepë br 4 thelpinj hudhër br 2 lgj salcë speci br 1 lk piper i kuqbr 3 domate mesatare br Pak rozmarinë br Kripë dhe piper i zi br 100 gr djath dhie br 2 lgj galetë (peksimadhe)br 100 gr arrabr br Përgatitja: br Lajmë e pastrojmë patëllxhanët. I presim ato horizontalisht dhe me ndihmën e një luge pastrojmë tulin brenda dhe formijmë hapësira duke i dhënë formën e një varke. Pasi i spërkatim me pak vaj ulliri, i vendosim patëllxhanët në furrë në temperaturë 180ºC për 25 minuta.br Tulin që larguam e presim në kubikë të vegjël. Vendosim tiganin në vaj dhe sapo vaji të ngrohet shtojmë në të qepën e prerë në fije, hudhrën e grirë në feta. I kaurdisim së bashku deri sa qepa të zbutet. Shtojmë në tiganin me qepë salcën e specit, piperin e kuq , i përziejmë dhe më pas shtojmë domatet të cilave ua kemi larguar farat dhe lëkurën dhe i kremi prerë në kubikë. Përziejmë mirë përbërësit dhe lëmë domaten të ziejë pak.br Shtojmë pak rozmarinë, kripë e piper të zi, i përziejmë dhe më pas shtojmë djathin e thërrmuar e ndërkohë e përziejmë lehtë duke fikur sobën. Shtojmë 2 lugë supe galetë (bukë të thekur të grirë) dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar gjysmën e arrive.br Thajmë patëllxhanët dhe lyejmë tavën me vaj. Vendosim patëllxhanët në të dhe i mbushim me gjysmat e arrive të copëtuara e më pas i shpërndajmë mbi mbushje. Vendosim disa rripa domateje dhe vendosim tavën në furrë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 8

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 23:48

Your Page Title