RTV Ora - Soreca: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik, ndajmë me ju këtë barrë

RTV Ora - Soreca: Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik, ndajmë me ju këtë barrë

#rtvorabr br Lufta kundër korrupsionit kërkon vullnet politik të autoriteteve përgjegjëse. Kështu u shpreh ambasadori i BE Luigi Soreca gjatë fjalës së tij në aktivitetin për ngritjen e sistemit elektronik të deklarimit të pasurisë.br br Soreca theksoi se korrupsioni ka ndikim në administratë, duke bërë që kostoja për shoqërinë të jetë e madhe.br br Soreca: Lufta kundër korrupsionit është e një rëndësie thelbësore për të gjithë qytetarët e Shqipërisë, por edhe për zhvillimin ekonomik të vendit. br br Kostoja ekonomike e korrupsionit është e madhe, por kostot e shoqërisë janë më të mëdha. br br Korrupsioni ka ndikim në funksionimin e administratës dhe në shërbimet që ofrohen. Por ka edhe një efekt shkatërrues për ekonominë e vendit. Kjo do të thotë më pak shkolla, më pak spitale më pak punë. br br Shfarosja e korrupsionit është një përpjekje komplekse. Kryesisht është sfidë për qytetarët dhe institucionet, por jo vetëm.br br Ne qëndrojmë të bashkuar kundër korrupsionit dhe ndajmë barrën e kësaj lufte.br br Kjo luftë kërkon vullnetin politik të autoriteteve përgjegjëse dhe përkatëse ne vend. Këto autoritete janë marrësit e parë të këtij mesazhi nga BE. br br Ajo që duket qartë nga korrupsioni është që në fund të fundit ata që janë më të ekspozuar janë qytetarë e thjeshtë, që nga studentët apo biznesmenët. br br Lufta kundër korrupsionit është një nga prioritetet kyçe për Shqipërinë për të ecur drejt BE.br br Për më shumë lexoni në: Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 3

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 03:23

Your Page Title