Serish tension mes banoreve dhe policise

Serish tension mes banoreve dhe policise

Ka sërish tension edhe mëngjesin e sotëm në zonën e Bregut të Lumit në kryeqytet, ku forcat e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë shkuar të prishin rreth 40 banesa që preken nga projekti i Bulevardit të Ri.br br Forca të shumta policore dhe fadroma kanë shkuar që herët në mëngjes për të nisur aksionin, por janë përballur me kundërshtimin e banorëve.br br Banorët thonë se këto banesa janë përjashtuar nga skema e dëmshpërblimit dhe iu është ndërprerë procesi i legalizimit.br br Sipas banorëve, para se të vijohet me projektin e zgjatimit të Bulevardit të Ri duhet të dëmshpërblehen edhe këta banorë.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 01:10

Your Page Title