Rreze Dielli 9 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pulë me përshesh me kulaç misri

Rreze Dielli 9 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Pulë me përshesh me kulaç misri

Pulë me përshesh me kulaç misribr br Përbërësit:br br 1 pulëbr br 1kg kulaç misribr br 2 preshbr br nenexhikbr br 1 fç arrabr br kripë + piper të zibr br gjalpbr br vaj ulliribr br Përgatitja:br br Lajmë, thajmë pulën dhe e vendosim të pa copëtuar në ujë të valuar të marrë një valë për 5 minuta. Pasi të kalojë kjo kohë e lyejmë pulën me vaj, gjalp e kripë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180º për 30 minuta.br br Ndërkohë kulaçin, e kemi copëtuar në copëza mesatare dhe e vendosim pak në furrë.ngrohim vajin dhe pak gjalp dhe kaurdisim preshin e grirë hollë deri sa të zbutet plotësisht. Shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë mirë. Shtojmë gjithashtu edhe pak piper të zi e nenexhik.br br Nxjerrim bukën nga furra, shtojmë lëngun e pulës me nenexhik por jo që ta mbulojmë nivelin e bukës. Vendosim dhe pulën mbi përshesh, e lëmë të zbutet mirë buka dhe më pas e shërbejmë. Mund të hedhim dhe pak arra për ti dhënë një shije akoma më të mirë.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 2

Uploaded: 2019-05-24

Duration: 23:45

Your Page Title