Gazetari Rusta: Grabitësit kishin shishe me benzinë me vete, nuk e dogjën dot furgonin

Gazetari Rusta: Grabitësit kishin shishe me benzinë me vete, nuk e dogjën dot furgonin

Në studion e Report Tv, gazetari Arsen Rusta tha se autorët nuk mundën ta digjnin dot furgonin, edhe pse kishin një shishe me benzinë me vete.br br "Furgoni me mbishkrim të rremë "Hetimi Tatimor" u sekuestrua nga policia që i ndoqi në një shkëmbim zjarri autorët pasi grabitën lekët në bordin e avionit, ne pjesën e bagazheve gjatë kohës që paratë e bankave të nivelit të tyre kalonin me thasë nga makinat e blinduara të kompanive private në pjesën e bagazhit të avionit për në Vjenë, brenda të cilit kishte pasagjer. Ata nuk kanë mundur të djegin furgonin pasi shoku i tyre mbeti i vrarë nga policia dhe në tentativë për tu arratisur në këmbë me thasët me para me vete.br br Shkëmbimi i zjarrit ndodhi në një rrugë dytësore rreth dy kilometra nga aeroporti, ndërkohë që autorët më tej dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet që i priste aty pranë, i cili u gjet më tej i djegur në zonën e Bathores. Zjarrfikëset në aeroport dyshohet të kenë dhënë të parët sinjalin për grabitjen. Policia tha se grabitësit kanë hyrë duke thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse. Sipas gazetarit Rusta, autorët kanë grabitur 5 thasë nga disa thasë me para që po transportoheshin, ndërkohë që në pistë kishte shumë makina autoblinda që shoqërojnë paratë", u shpreh Rusta.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 04:26

Your Page Title