RTV Ora - Ministrja Balluku dështon me aeroportin, nuk mori asnjë masë për sigurinë

RTV Ora - Ministrja Balluku dështon me aeroportin, nuk mori asnjë masë për sigurinë

#rtvora br Pavarësisht se aeroporti i Rinasit ka rënë pre e grabitjes për herë të dytë, Ministria e Infrastrukturës nuk ka marrë asnjë masë ndaj koncesionarit. Edhe pse duhej të rishikonte kontratën sipas fitimeve dhe mbi të gjitha ka pasur një raport i cili tregon se nuk ofrohet siguria e duhur në aeroport ministrja Belinda Balluku nuk ka reaguar por fajëson koncesionarin për këtë gjendje.br br Grabitja e miliona eurove në Rinas mund të thuhet se është një ngjarje e paralajmëruar.br br Prej muajsh në tryezën e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, dhe të institucioneve të tjera, qëndron një raport i hollësishëm i autidit mbi risqet në aeroport, prej këtij institucioni nuk është ndërmarrë asnjë hap.br br Materiali është dorëzuar në maj të vitit 2018. Pas grabitjes së ndodhur në 2016, Autoriteti i Aviacionit Civil dhe Policia e Shtetit kane bërë 3 testime për sigurinë në aereoport për futjen e eksplozivit; futja e armëve të ftohta dhe çarja e rrethimit (perimetrit të jashtëm).br br Në të tre rastet, siguria ka dështuar të detektojë rrezikun. Tritoli është futur, po ashtu edhe thika.br br Rasti më i rëndë ka qenë futja në të njëjtën pikë nga ku depërtoi brenda pistës së Rinasit makina e grabitësve në qershor 2016.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 01:28