Rama dekorohet nga Princi i Monakos

Rama dekorohet nga Princi i Monakos

Bashkëpunimi i frytshëm mes Shqipërisë dhe Principatës së Monakos ishte kryefjala e vizitës së kryeministrit Edi Rama në Montecarlo. Kreu i qeverisë u prit me një ceremoni e veçantë zyrtare në Pallatin Mbretëror në Monako nga Princi Alberti i II dhe kreu i qeverisë së Monakos Serge Telle.br br Në takimin e zhvilluar, Rama dhe princi Alberti i II vlerësuan marrëdhënien pozitive mes vendeve dhe projektet e ardhshme në fusha si ajo e mjedisit, investimet në turizëm e marinën detare.br br Një moment i veçantë ishte ai kur Princi i Monakos dekoroi kryeministrin Rama me medaljen e Komandantit të Urdhrit të Shën-Karlit të Principatës, për merita te veçanta ne forcimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.br br Urdhri i Shën-Karlit është dekorata më e lartë e Principatës së Monakos.br br Princi Albert i II, vlerësoi gjithashtu përmes kësaj dekorate Kryeministrin Rama si një personalitet të kulturës.


User: RTV KLAN

Views: 8

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 00:53

Your Page Title