RTV Ora - Ministrat Lleshaj dhe Balluku, përgjegjës për sigurinë në aeroportin e Rinasit

RTV Ora - Ministrat Lleshaj dhe Balluku, përgjegjës për sigurinë në aeroportin e Rinasit

#rtvora br Grabitja e dytë në Aeroportin e Rinasit ka vënë në lëvizje dy nga Ministrat më të rëndësishëm të qeverisë Rama. Sandër Lleshaj ka akuzuar se ka dështuar siguria dhe ka akuzuar se koncesionari nuk i është përgjigjur kërkesave për rritjen e masave.br br Ndërkaq dhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka shfaqur pakënaqësitë duke u shprehur se nuk do të ketë më tolerim. Por pikërisht të dy funksionarët e lartë kanë pasur dijeni edhe më herët për situatën dhe e vetmja masë duket se ka qenë dërgimi i shkresave.br br Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka drejtuar Këshillin e Autoritetit të Aviacionit Civil nga 13 dhjetori i vitit 2017 deri në 2018. Në këtë periudhë rezulton se Bordi i drejtuar nga Lleshaj ka marrë një sërë vendimesh që kanë të bëjnë me tarifat dhe rregulloret që zbatohen nga operatorët e aviacionit civil.br br Por asnjë masë nuk rezulton të jetë marrë në rastin e masave të sigurisë.br br Po ashtu edhe Balluku ka qenë pjesë e Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil si drejtuese e ANTA. Ndaj dhe situatën në koncesionar duket se e ka pasur të qartë.br br Çuditërisht të dy titullarët janë shfaqur në media duke denoncuar ngjarjen pasi ka ndodhur, por nuk kanë bërë të ditur masat që kanë marrë.br br Madje në tryezën e Ministres së Infrastrukturës qëndrojnë dy raporte. Së pari kërkesa e dalë nga Këshilli i Sigurisë për ngritjen e një grupi pune. Prej më shumë se tre muajsh në detyrë ende është enigmë nëse titullarja ka marrë një vendim.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 03:16

Your Page Title