RTV Ora - Provimi i shtetit, 50% e mësuesve rezultojnë ngelës

RTV Ora - Provimi i shtetit, 50% e mësuesve rezultojnë ngelës

#rtvora br Gjysma e kandidatëve për mësues nuk kanë kaluar në Provimin e Shtetit. Drejtorja e Qendrës së Shërbimeve Arsimore shprehet se më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek studentët që kanë përfunduar programin e arsimit fillor.br br Testimet për licencën e mësuesi kanë vënë në dyshim cilësinë e fakulteteve që aplikojnë programet e mësuesi. Nga 788 kandidatë që kërkuan të merrnin të drejtën e mësimdhënës 50 e tyre rezultuan ngelës, edhe pse kanë fituar diplomën e Universitetit. br br Në provimin e shtetit më i ulët niveli i kalueshmërisë ka qenë tek ata që kanë përfunduar studimet e larta për arsimin fillor, ku 60 e kandidatëve nuk kanë marrë licencën.br br Rezana Vrapi, Drejtore e Qendrës së Shërbimeve Arsimore: 49.6 e totalit të kandidatëve janë fitues, pra kanë marrë mbi 50 të pikavë. Ka një proces që ka të bëjë me ankimimin e kandidatëve. Është e drejtë e tyre që nëse nuk janë dakord me rezultatin të kërkojnë rishikimin e tij. Ankimimin mund ta bëjnë brenda 5 ditësh nga momenti që kanë marrë rezultatin. br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 01:40

Your Page Title