RTV Ora - "Rama ik!", protestuesit nuk zbrapsen as me gaz lotsjelles e as ujë, digjet makina

RTV Ora - "Rama ik!", protestuesit nuk zbrapsen as me gaz lotsjelles e as ujë, digjet makina

#rtvorabr Mbyllet pas 4 orësh protesta e opozitës, e 9-ta pas protestës së 16 shkurtit. Ndryshe nga protestat e tjera kjo e sotmja (13 prill) nisi në orën 18:00 dhe u mbyll në orën 22:00 me fjalimin e kryetarit të PD-së i cili nënvizoi se opozita është maxhorancë absolute dhe se largimin e Ramës është kusht i panegociueshëm për qeverinë tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.br br Protesta nisi në orën 18:00 para kryeministrisë ku ne nje moment protestuesit cane kordonin dhe hipen ne shkallët e kryeministrisë. "Po bie muzgu i zi për bandën kriminale në pushtet dhe bandën e korrupsionit" u shpreh kryetari i PD-se ne fjalimin që mbajti para kryeministrisë. br br Pas një orë e 30 minuta protestuesit u zhvendosen para Parlamentit. Policia përdori disa herë gaz lotsjellës për të zbrapsur protestuesit e vendosur para parlamentit. Kishte momente kur përdori dhe ujë por protestuesit ktheheshin sërish. Në një moment protestuesit i vunë flakën një makine. br br Permes nje postimi Presidenti Ilir Meta bente apel per evitimin e konfrontimit. Ndërkohë kryeministri Edi Rama i cili ndodhej në Kuvajt përmes postimeve në twitter ironizoi protestën.br br Ministri i Brendshem Sander Lleshaj deklaroi se jane plagosur 5 efektive policie, ndersa heshtet per protestuesit. Gazetaret e RTV informojne per 20 persona te shoqeruar.br br RTV Ora percolli live protesten br br Ora 22:07 Protestuesit zhvendosen drejt pselise PDbr br Kreu i PD, Lulzim Basha nga selia e PD tha se protesta e sotme (13 prill) është më e madhja në historinë e pluralizmit, Ai tha se qytetarët vulosën largimin e Ramës. br br Basha: Sot të 9 protestë në 3 javë, të tretën kombëtare ju keni vulosur në mënyrë të pakapërcyeshme për opozitën dhe për gjithë shqiptarët largimin e Ramës si kusht i panegociueshëm për qeverinë tranziotore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme.br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-27

Duration: 01:26

Your Page Title