Salianji dhe Kryemadhi për vendimin e Hollandës - News, Lajme - Vizion Plus

Salianji dhe Kryemadhi për vendimin e Hollandës - News, Lajme - Vizion Plus

Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka akuzuar kryeministrin Rama se ka ardhur në pushtet përmes bashkëpunimit me krimin.Në një deklaratë për mediat, Salianji deklaroi se si pasojë e këtij bashkëpunimi qytetarëve shqiptarë po u rrezikohet lëvizja e lirë në vendet e BE.Sipas Salianjit kjo gjë u tregua nga Parlamenti holandez I cili votoi propozimin për rikthimin e vizave për shqiptarët.Drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me vendimin e Parlamentit të Holandës në lidhje me çështjen e vizave për Shqipërinë.Në një deklaratë për mediat, drejtuesja e LSI, tha se krimi është një nga partnerët më të mëdhënjë të qeverisë dhe se po vendos integrimin e vendit në rrezik.Kryemadhi tha se Holanda e konfirmoi një gjë të tillë dhe se kjo gjë, sipas saj, konfirmon dështimin e qeverisë.Sipas kreut të LSI, mosçelja e negociatave në qershor nuk është për faj të opozitës por të qeverisë.


User: VizionPlusAlbania

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:10

Your Page Title