RTV Ora – IKMT shemb pallatin 5 katësh të amortizuar, 30 kg eksploziv për shpërthimin

RTV Ora – IKMT shemb pallatin 5 katësh të amortizuar, 30 kg eksploziv për shpërthimin

#rtvora br Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit shembi mesditën e sotme me shpërthim të kontrolluar një objekt pesë katësh në qytetin e Çorovodës. br IKMT njoftoi se për këtë operacion përdori 30 kilogramë lëndë eksploziv, të vendosura në 1500 vrima të hapura në trupin e objektit. Shpërthimi u krye rreth orës 12.30. br br Mësohet se objekti paraqiste rrezikshmëri për shkak të amortizimit dhe për shembjen e tij ka pasur një vendim nga bashkia Poliçan dhe një kërkesë për mbështetje nga Enti Kombëtar i Banesave.br br Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Entit të Banesave, Stefan Çipa, u shpreh: "Pallati duhet të asgjesohej patjetër pasi përbënte rrezik për jetë e banorëve të lagjes. Për këtë shpërthim ishin marrë të gjitha masat e nevojshme dhe ishin bërë studimet gjeologjike". br IKMT tha se në bashkëpunim edhe me forcat e rendit kishte marrë masat që ky aksion të përfundojë me sukses dhe pa rrezik për qytetarët, apo pronat që ndodhen në afërsi të objektit.br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 02:00