Vuçiç sfidon opoziten me nje tubim masiv

Vuçiç sfidon opoziten me nje tubim masiv

Kjo është forca e Presidentit Aleksandar Vuçiç në Serbi. Tubimi i fundit në projektin e së ardhmes së Serbisë në sheshin e parlamentit në kryeqytet, por edhe matja e forcave me opozitën pas katër muajsh protesta.br br Ka paralajmëruar tubimin më të madh në histori që prej 50 vjetësh. Mediat serbe njoftojnë për disa qindra mijëra të pranishëm nga e tërë Serbia. Për më shumë se gjysmë dite, gjithçka ka qenë e bllokuar për të dëgjuar të parin e Serbisë. Kosovës i ka thënë kurrë pa një kompromis.br br "Emisarë të ndryshëm nga e gjithë bota vijnë në Beograd dhe më thonë ?bëni diçka për shqiptarët president që ata t?i heqin taksat?. Përgjigja ime është se pavarësisht se kjo nuk do të jetë e lehtë, asgjë nuk do bëjmë. Është koha të sillemi në mënyrë të civilizuar. Edhe ju dhe shqiptarët duhet ta dinë se gjëja më e shtrenjtë është fytyra".br br Në miting nga i tërë rajoni serbët e kanë mbështetur. Përfaqësues nga Bosnja dhe një mirënjohje për punën e Vuçiç, por edhe një mbështetje për sfidat e ardhshme që e presin. Shefi i diplomacisë serbe kishte fjalën.br br "Siç e dini kemi treguar fuqinë tonë edhe me atë se gjatë një viti 13 shtete kanë tërhequr njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në kohën e opozitës, 83 shtete kanë njohur Kosovën. Për herë të parë më shumë shtete kanë tërhequr njohjen se sa ka patur njohje të Pavarësisë", ka thënë ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.br br Millorad Dodik, i presidencës boshnjake, tha se serbët e atjeshëm kanë ndaluar njohjen e Pavarësisë së Kosovës. Në mbështetje ishte edhe shefi i diplomacisë hungareze, i cili çoi mbështetjen e Kryeministrit Viktor Orban nga Budapesti.br br Protestat e opozitës duket se kanë nxitur Presidentin që drejton vendin ku përmenden zgjedhjet shpesh, të krijojë fushatën "E Ardhmja e Serbisë". Zgjedhjet ende nuk janë vendosur edhe pse shumë janë kërkuar.


User: RTV KLAN

Views: 1

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:16