RTV Ora - Fshati i harruar në Mat, 20 vite pa energji elektrike

RTV Ora - Fshati i harruar në Mat, 20 vite pa energji elektrike

#rtvora br Natyra është treguar bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë Mat. Ka një peizazh mbresëlënës e resurse të pasura, por nuk ka pasur kurrë vëmendjen e qeverive për investime.br br Ky fshat sot është harruar. Në të nuk banon askush ndërsa prej 20 vitesh nuk furnizohet me energji elektrike edhe pse ndodhet vetëm 1 km larg hecit të Shkopetit.br br Banor: "Nuk ka drita prej 20 vitesh. Janë këputur telat."br br Ura ekzistuese rrezikon jetën e atyre që duhet kalojnë në të. Banorët e fshatrave përreth thonë se interesi i turistëve për Madheshin është i lartë, por nuk mund ta vizitojnë për shkak të urës.br br Banor: "Kanë vdekur njerëz në këtë urë."br br Banorët që jetonin dikur aty thonë se arsyet kryesore të braktisjes së këtij fshati lidhen me dëmtimin e urës dhe mungesën e energjisë elektrike.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:11

Your Page Title