RTV Ora - Mesha e Pashkëve në Lezhë, Ipeshkvi: Njerëzit që sundojnë krijojnë probleme për të tjerët

RTV Ora - Mesha e Pashkëve në Lezhë, Ipeshkvi: Njerëzit që sundojnë krijojnë probleme për të tjerët

#rtvora br br Duke ndezur qirinjtë e lutjes, që simbolizojnë dritën e përjetshme, besimtarët e Krishterë të Lezhës, ashtu si në të gjithë botën kanë nisur mbrëmjen e së shtunës festimet e Pashkëve.br br Mesha e vigjiljes së kësaj feste u kremtua në katedralen e ?Shën Nikollit? nga Ipeshkvi i dioqezës së Lezhës Ottavio Vitale.br br Qindra besimtarë ju bashkuan këtyre festimeve duke pritur ringjalljen e Jezu Krishtit. Në fjalën e tij ipeshkvi Vitale tha se korrupsioni në Shqipëri është një problem mjaft i madh, ndaj vendi ndodhet në këtë situatë. br br Ottavio Vitale, Ipeshkv i Dioqezes së Lezhës: Problemi nuk është se nuk ka punë, por është se ata që sundojnë botën nuk ndihmojnë njerëzit, për të jetuar në mënyrë dinjitoze siç kanë bërë aposujt e Jezusit. Njerëzit që janë të fuqishëm krijojnë probleme për të tjerët. Jezusi na ka mësuar lehtësi dhe kërkon lehtësi prej të gjithëve. br br Pas meshës besimtarët e Krishterë janë drejtuar në shtëpitë e tyre me dritën e jetës dhe mesazhin Krishti u ringjall. Kjo është festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit, sikundër e tregon Beselidhja e Re.br br Për më shumë lexoni në: br br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 02:44