Pjerin Ndreu për Report TV: PS do të rrëzojë Metën për Vettingun në polici

Pjerin Ndreu për Report TV: PS do të rrëzojë Metën për Vettingun në polici

Socialistët kanë vendosur ta rrëzojnë Ilir Metën për vettingun në polici. Relatori i këtij ligji, Pjerin Ndreu, thotë për Report TV se ligji do të kalojë kështu sic është, pavarësisht argumentimeve të dekretit presidencial.br br ?Ne do ta kalojmë sic është, pasi edhe misionet e huaja, si Pameca dhe Icitap nuk është se kanë qenë dakord që në fillim me projektin që kishim. Ne deshëm të bënim një reformë të thellë, dhe nuk i morëm parasysh sugjerimet e tyre, por na rezulton që mund të na kthehet në bumerang dhe që kjo mund të na kthehej në kosto financiare dhe njerëzore?,-thotë Pjerin Ndreu.br br Deputeti socialist nuk e pranon argumentin e Ilir Metës së vettingu në polici po kapet nga qeveria, në rast se sic parashikon ligji i ri, kontrolli bëhet nga SHCBA-ja, një strukturë në varësi të ministrit të brendshëm.br br ?Kjo nuk ka të bëjë fare me ndikimin e qeverisë në proces. Nëse marrim për bazë argumentin që SHCBA-ja është në varësi të ministrit, me të njëjtën logjikë duhet të themi se Komisionet Qendrore dhe ato Vendore, përbëhen nga personel në varësi po prapë të ministrit. Argumenti nuk qëndron?,-tha Ndreu.br br Pjerin Ndreu nuk mbështet as argumentin e dytë të presidentit, se mos pasja e një afati për të mbyllur vettingun, mund të mbajë nën presion të përjetshëm policët.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 02:19

Your Page Title