RTV Ora - Kasapi nga Kruja arrestohet për supergrabitjen në Rinas/Emri

RTV Ora - Kasapi nga Kruja arrestohet për supergrabitjen në Rinas/Emri

#rtvora br Arrestohet personi i pestë për grabitjen e miliona eurove në aeroportin e Rinasit.br br Në pranga ka rënë shtetasi Elton Pikli 32 vjeç nga Kruja, i cili ishte larguar në Bullgari pak ditë pas vjedhjes me armë.br br "Në vijim të veprimeve të kryera nga një grup i posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019 në aeroportin e Rinasit, ju informojmë se mbrëmë në mesnatë është kapur dhe ndalur shtetasi E.P banues në Krujë, i dyshuar si një prej autorëve të kësaj ngjarje" njoftoi policia.br br RTV Ora mësoi se policia bullgare e dorëzoi të kërkuarin në pikën kufitare të Qafë Thanës, ndërsa më pas policia shqiptare e ka transportuar për në Drejtorinë e Tiranës.br br Identifikimi dhe lokalizimi i Piklit mësohet se është bërë mbi bazën e dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit por edhe nga përgjimet telefonike që janë bërë ndaj të dyshuarve për vjedhjen në aeroport. Nga akuzat e ngritura ndaj 32 vjeçarit është edhe ajo e sulmit me armë ndaj policisë pas vjedhjes së milionave eurove me 9 prillbr br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:59