RTV Ora - Ulen kërkesat e shqiptarëve për azil, BE i kërkon Shqipërisë të luftojë pastrimin e parave

RTV Ora - Ulen kërkesat e shqiptarëve për azil, BE i kërkon Shqipërisë të luftojë pastrimin e parave

#rtvora br br Gjatë vitit 2018 ka rënë numri i shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e BE-së. Ndërkohë Brukseli kërkon adresimin me shpejtësi të rekomandimeve për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.br br Kërkesat e shqiptarëve për azil në vendet anëtare të BE-së dhe vendet që zbatojnë Schengenin ranë gjatë vitit 2018 krahasuar me 2017-n.br br Kjo e dhënë doli gjatë takimit të nënkomitetit të 11-të mbi Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë mes BE-së dhe Shqipërisë.br br "Komisioni dhe Shqipëria vënë në dukje rënien e kërkesave për azil të parashtruara nga shtetasit shqiptarë në shtetet Anëtare të BE-së dhe vendet që zbatojnë Schengenin në vitin 2018 krahasuar me 2017. Biem dakord mbi rëndësinë që të vazhdojnë përpjekjet konkrete për të adresuar fenomenin e aplikimeve të pabazuara për azil, si dhe për të adresuar me shpejtësi rekomandimet e raportit Monyeval mbi luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të kundër-terrorizmit".br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:55

Your Page Title