RTV Ora - Samiti i Berlinit, Rama takohet me kancelaren Merkel

RTV Ora - Samiti i Berlinit, Rama takohet me kancelaren Merkel

#rtvora br br Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në samitin e Berlinit.br br Pas takimit, shefi i qeverisë shqiptare ka publikuar një foto të takimit në Instragram.br br Temat e diskutimit mes Ramës dhe Merkelit kanë qenë të shumta, ku mes tyre ka qenë edhe çështja e negociatave.br br Kryeministri Rama shoqërohet nga ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj.br br Më herët kancelarja Merkel takoi edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.br br Liderët e Ballkanit Perëndimor janë mbledhur sot në Berlin, me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.br br Merkel dhe Macron do të dëgjojnë nga udhëheqësit e Ballkanit këndvështrimet e tyre dhe propozimet sesi mund të avancojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 1

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 00:15