Rreze Dielli 2 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Makarona furre me patëllxhanë

Rreze Dielli 2 Maj 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P1 Makarona furre me patëllxhanë

Makarona furre me patëllxhanëbr br Përbërësit:br br 400 gr makaronabr br 400 gr domate të qëruarabr br 1 thelb hudhërbr br 2 degë borzilokbr br 2 patëllxhanëbr br Kripëbr br 3 lugë gjelle vaj ulliribr br 200 gr mozarelabr br Parmixhanbr br Përgatitja:br br Në një tigan të thellë ngrohim vajin dhe e aromatizojmë atë me 1 thelb hudhër. Domatet i kalojmë në blender duke I kthyer në pure dhe e shtojmë në tigan, e më pas shtojmë edhe 4 gjethe borzilok. Presim patëllxhanët në feta me trashësi 0,5 cm dhe I pjekim në një tigan zgare. Ndërkohë kemi vendosur një tenxhere me ujë për të zier. Shtojmë në të kripë, hedhim makaronat dhe i ziejmë ato 3 minuta më pak se shkruhet në etiketë. Gjatë kohës që ziejnë makaronat përfundojmë pjekjen e patëllxhanëve dhe më pas I presim ato në kubikë me gjatësi 3-4 cm, e më pas I shtojmë në tiganin e salcës duke rregulluar edhe shijen me kripë. Kullojmë makaronat dhe I trazojmë në një tas së bashku me salcën me patëllxhanë.br br Presim mozarelën në feta të holla. Shtojmë gjysmat e makaronave në një tepsi të thellë dhe mbi to shtrojmë disa feta mozarela. Sipër tyre shtojmë gjysmën e mbetur të makaronave që tepruan në tas. Mbulojmë përsëri makaronat me mozarela dhe I spërkatim me 2 lugë gjelle parmixhan të grirë hollë. Vendosim tavën në furrën e parangrohur.


User: RrezeDielliOfficial

Views: 1

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 21:27