RTV Ora - Shkolla drejt rrënimit, godina e “harruar” e dijes në Viçisht të Bulqizës

RTV Ora - Shkolla drejt rrënimit, godina e “harruar” e dijes në Viçisht të Bulqizës

#rtvorabr Viçishti është një nga fshatrat kufitare në Bulqizë ku largimi i banorëve pas demokracisë ka qenë i vrullshëm. Tregues është numri i rënies së nxënësve. Dikur aty funksionone një gjimnaz me të paktën 250 nxënës e sot kanë vetëm 87 në arsimin bazë. Për ata që kanë mbetur, shqetësim mbetet gjendja e shkollës.br br Kjo është shkolla 9-vjeçare në fshatin Viçisht të Bashkisë Bulqizë. Deri disa vite më parë shërbente si gjimnaz për 250 nxënës.br br Por me rënien e numrit të fëmijëve si pasojë e largimeve nga zona kufitare, përfundoi si shkollë e arsimit të detyrueshëm me vetëm 87 nxënës bashkë me parashkollorët.br br Mehmet Leci: Kan ikur në qytet, është një fshat me vlera por njerëzit kanë kërkuar që të kenë kushte më të mira jetese dhe janë larguar. Ka rënë numri i nxënësve.br br Ndërtesa është e amortizuar në tërësinë e saj duke u kthyer në rrezik. Drejtori i shkollës, thotë se investimet aty kanë munguar ndër vite.br br Mehmet Leci: Është për të ardhur keq, asnjë lloj investimi nuk bëhet. Është viti i dytë që jam Drejtor këtu dhe nuk e kam gjetur mirë shkollën, pa ujë, pa drita, pa xhama.br br 87 nxënësit e kësaj shkolle, veç godinës së amortizuar, përballen edhe me mungesën e laboratorit të informatikës, duke bërë që të mos kenë asnjë mundësi të marrin njohuri në lëndën e informatikës.br br br Për më shumë lexoni në: br Follow Ora Newsbr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:03

Your Page Title