Wake Up/ Anketimi: Shqiptarët shohin filma dhe lajme dhe më pak telenovela dhe spektakël

Wake Up/ Anketimi: Shqiptarët shohin filma dhe lajme dhe më pak telenovela dhe spektakël

Departmenti i Gazetarisë dhe i Komunikimit i UT me mbështetjen e AMA sapo ka përfunduar një Pyetësor të Sjelljes së Audiencave në Lidhje me Tregun e Medias. Më një kampion prej 800 persona dhe me përzgjedhje të rastësishme në rang kombëtar, pyetësori është zhvilluar në periudhën mars-prill 2019 (Tiranë, Elbasan, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Kukës). 73.4 për qind e të intervistuarve kanë qenë në zona urbane dhe 26.6 për qind në zonat rurale. Pavarësisht se shumica e të intervistuarve kanë qenë me të ardhura të pakta, 35.5 e tyre kanë TV Dekoder Digjital me kartë; 24.8 TV numerik të lidhur me kabëll; 24.3 TV të thjeshtë me antenë dhe 20.1 TV të lidhur direkt me internetin).Gjysma vazhdojnë ende të kenë TV si mjet informimi dhe gjysma tjetër rrjetet sociale dhe portalet. Orari i mbrëmjes është më i ndjekuri (68 ). Nëse do të kishin mundësi të zgjidhnin që të jetonin me vetëm një nga pajisjet, shumica zgjedhin telefonin celular.78 e të pyeturve ndjekin televizionet kombëtare Top-Channel dhe TV Klan; 8.5 ndjekin TV private jokombëtare Vizion Plus, Neës 24 dhe Ora Neës; 4.6 TV Publik.br Për më shumë vizitoni: br Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV br br Shows HERE: For more content from click HERE: www.top-channel.


User: Top Channel Albania

Views: 3

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 11:04