RTV Ora - Pyetja që mundon Anduel Xhindin: Kush e vrau dhe pse, të atin Fatmirin?

RTV Ora - Pyetja që mundon Anduel Xhindin: Kush e vrau dhe pse, të atin Fatmirin?

#rtvora br br 10 vjet pas ngjarjes, vrasja e ish-deputetit socialisht Fatmir Xhindi mbetet pa autor. Gjatë një ceremonie të mbajtur në Roskovec në këtë përvjetor, përfaqësues të mazhorancës dhe familjarët shprehën besimin se drejtësia e re do të zbardhë këtë ngjarje. Taulant balla nga ana tjetër zbuloi dhe një nga amanetet politike të Fatmir Xhindit.br br Në Roskovec, u përkujtua ish-deputeti socialist Fatmir Xhindi i vrarë 10 vjet më parë në oborrin e banesës së tij, ngjarje që mbetet pa autor.br br Ndaj djali që i ka zënë vendin në Kuvendin e Shqipërisë përsëriti thirrjen për zbardhjen e krimit.br br Anduel Xhindi: U bënë 10 vjet që kur im atë është ndarë nga jeta dhe drejtësia edhe sot e kësaj dite nuk e ka thënë fjalën e saj. Ne si familjarë dhe gjithë zonën e Reskovecit e mundon akoma pyetja se kush e ka vrau Fatmirin dhe pse e vrau Fatmirin.U bëj thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë që të zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje në këtë mënyrë që të gjithë ne të biem rehat por edhe shpirti i Fatmirit të prehet qetësisht. Patjetër që kanë qenë të vështirta këto 10 vjet pa babain tonë, pa kryefamiljarin, pa shokun dhe pa mikun Fatmirin.br br Taulant Balla e cilësoi ngjarjen e 3 majit 2009 një sulm ndaj opozitës që ata përfaqësonin dhe nuk e fshehu zhgënjimin nga reagimi i institucioneve të kohës. Por socialistët presin që këtë ta bëjë drejtësia e re që po ndërtohet.br br Taulant Balla: Kolegët kur kanë ardhur në Roskovec me 3 maj 2009, erdhëm me krahë të prerë sepse ishte larguar për arsye ende të panjohura një prej njerëzve më të rëndësishëm të grupit parlamentar.Jam krenar për djalin e Fatmirit, Anduelin. Ne nuk e kemi harruar detyrën. Një krim që goditi opozitën, por ne kurrësesi nuk ngritëm asnjëherë dorën dhe gishtin.br br Në një kohë kur kriza politike është në pikën e vlimit, kreu i grupit të socialistëve zbuloi amanetin politik të Fatmir Xhindit.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 2

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 01:06

Your Page Title