RTV Ora - Nga gëzimi në mort, vdes gruaja, plagosen familjarët në Elbasan-Peqin

RTV Ora - Nga gëzimi në mort, vdes gruaja, plagosen familjarët në Elbasan-Peqin

#rtvora br br Një grua humbi jetën ndërsa bashkëshorti dhe katër persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Elbasan-Peqin. Ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përplasën me një makinë tjetër. Dyshimet janë se shkak u bë shpejtësia.br br Rruga e kthimit nga një gëzim familjar përfundoi me mort për një familje nga Korça.br br Fatime Braho, 65 vjeçe, humbi jetën në një aksident në aksin Elbasan-Peqin, ndërsa bashkëshorti i saj Gëzim Braho dhe tre të njohur të tjerë që udhëtonin në një makinë mbetën të plagosur.br br Burimet thonë se ata po ktheheshin nga një gëzim familjar, kur u përfshinë në aksident në kryqëzimin e Gjoçajt.br br Përplasja duket se ka qenë e fortë dhe mjeti tip "Tojota" me të cilën udhëtonin familja Braho dhe Hoxhallari drejt Korçës u përmbys në rrugë.br br Në vendngjarje mbërriten tre autoambulanca me të cilat të plagosurit u dërguan në spital, por gruaja mësohet se ndërroi jetë rrugës për pasojë të plagëve.br br Të plagosurit e tjerë morën ndihmë mjekësore dhe mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.br br Shpejtësia tej normave të lejuara dyshohet shkak për aksidentin, por policia thotë se ende po punon për sqarimin e shkaqeve të përplasjes.br br Rrugët u përgjakën edhe në Bilisht. Një 60-vjeçar mbeti i plagosur rëndë pasi u përplas nga një makinë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 4

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:07

Your Page Title