RTV Ora - Gjykata e lë në burg, 63-vjeçari tregon pse e vrau gruan me levë

RTV Ora - Gjykata e lë në burg, 63-vjeçari tregon pse e vrau gruan me levë

#rtvora br br "Jam penduar, por e vrava se më tradhëtonte". Këto kanë qenë fjalët e Skënder Hoxhës para trupës gjykuese të Krimeve të Rënda në Tiranë ku doli sot për vlerësimin e masës së sigurisë.br br 63-vjeçari Hoxha nën akuzë për vrasjen me levë të bashkëshortes së tij Antonetës 53-vjeçe mësohet se ka deklaruar në gjykatë se bashkëshortja e tradhëtonte.br br "Ditën që e vrava sa hyra në shtëpi, i dashuri u hodh nga dritarja. Jam penduar por ajo më tradhëtonte" ka deklaruar ai.br br Në përfundim gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë "arrest me burg".br br Ngjarja e rëndë u shënua në fshatin Valagat të Memaliajt ditën e fundit të muajit prill.br br Antoneta Hoxha u vra me mjete të forta nga bashkëshorti i saj, Skënder Hoxha. Ky i fundit, fillimisht mohoi të ishte autori, por gjatë marrjes në pyetje në policinë lokale rrëfeu se e kishte vrarë gruan pas një konflikti familjar.br br Burimet thanë se fillimisht ata debatuan verbalisht dhe në atë kohë, 63-vjeçari e ka qëlluar bashkëshorten me levë.br br Për më shumë lexoni në: br Follow RTV Orabr br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: br Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE br For more content from click HERE www.oranews.


User: Ora News Lajme

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 00:53