Perimet shqiptare analizohen ne dogane

Perimet shqiptare analizohen ne dogane

?Unë ta jap mallin me garanci 100 përqind, po doli ndryshe hedh fugonin poshtë...?br br Fermerët që çojnë prodhimet e tyre në pikat e grumbullimit nuk i shoqërojnë me ndonjë certifikatë sigurie.br br Megjithatë eksportuesit thonë se para nisjes së ngarkesave me prodhime bujqësore jashtë vendit janë specialistët e Drejtorisë së Bujqësisë që kryejnë kontrolle.br br ?Vjen doktori ketu kontrollon çdo ngarkesë....?br br Por kjo aparaturë është e pavlefshme për kalimin në doganë. Si shtetet fqinje ashtu edhe ato ku do të eksportohen prodhimet tona kanë ngritur laboratorë në dogana për të kryer analizat dhe certifikimin e produkteve.br br Këtu mjetet e ngarkuara qëndrojnë 12 orë në magazina derisa del përgjigja e analizave të imtësishme.br br Laboratori i ngritur në Lushnjë katër vite më parë, nuk kryen analiza për hormonet apo pesticidet tek fruta perimet. Të kontaktuar në telefon përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë theksuan se në pikat e grumbullimit për eksport ata kryejnë vetëm kontrolle vizuale të produkteve, gjë e cila nuk jep  garanci për cilësinë e tyre.


User: RTV KLAN

Views: 0

Uploaded: 2019-05-28

Duration: 01:24