Report TV - 5 Maji/ Gramoz Ruçi: Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë

Report TV - 5 Maji/ Gramoz Ruçi: Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë

Në ndër të Ditës së Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, ka qënë i pranishëm në homazhet tek Varrezat e Dëshmorëve në qytetin e Fierit.br br Kryetari i Kuvendit vendosi një kurorë me mbishkrimim ?Lavdi të përjetshme dëshmorëve të atdheut?.br br 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve, Kryetari i Kuvendit, z.Gramoz Ruçi e përkujtoi edhe me një mesazh nderimi për dëshmorët e atdheut.br br ?Dëshmorët janë çmimi i Lirisë së atdheut tonë të dashur, Shqipërisë, e cila i ka rrërnjët në sakrificat e të rënëve gjatë gjithë historisë së saj.br br Prandaj qëndrimi ndaj dëshmorëve të atdheut, nuk është një çështje morali apo edukimi, por një çështje themelore e identitetit tonë kombëtar. Dëshmorët nuk u takojnë partive, por Shqipërisë. Partitë tregojnë emancimin e tyre, kur nderojnë dëshmorët.br br Çdo kohë dhe çdo përpjekje për liri kombëtare e shoqërore ka nxjerrë dëshmorët e saj. Dhe shqiptarët i kanë nderuar dhe do të vazhdojnë t?í nderojnë të rënët dhe me këtë nderim tregojnë emancipimin e tyre kombëtar, shoqëror, politik dhe kulturor.br br Partizanët dëshmorë, të rënë gjatë Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, janë një legjion nderi i kombit shqiptar, me të cilët shqiptarët janë krenuar, krenohen dhe do të krenohen përjetësisht.br br Ata dhanë jetën në një nga momentet më vendimtare të historisë së Shqipërisë, kur përcaktohej fati i atdheut të tyre, nëse do të bashkohej me frontin e përbotshëm antifashist e progresist dhe do të vendosej në krahun e duhur të historisë dhe të ardhmes së vendit të tyre, Europës dhe qytetërimit botëror. Partizanët shqiptarë bënë zgjedhjen e duhur dhe dëshmorët partizanë dhanë jetën e tyre në atë kohë përcaktuese e vendimtare.


User: Report TV

Views: 0

Uploaded: 2019-05-29

Duration: 02:14

Your Page Title